Filloi 2014,
Cfare po synon te arrish?
Madje jemi ne
diten e dyte te vitit 2014. Po sikur kete vit te vendosesh disa synime?
Ka mundesi qe
disa prej jush e bejne kete gje cdo fillim viti por nese jo, ulu, mendo dhe
shkruaji diku, cfare do te doje te arrije ne 2014, qe kur te vije fundi i vitit
te mos ndjesh keqardhe qe te iku dhe nje vit por te festosh qe arrite ate qe
synove per kete vit.Nese nuk e di ku
te fokusohesh ja disa zone te jetes ku te vendosesh synime:
Shendeti fizik: Cfare do te besh ndryshe kete vit, mund te kete
lidhje me ngrenien ose me ushtrime fizike (vrap, palester et...)
Shendeti shpirteror: Ku do qe te jesh ti ne lidhje me miqesine tende
me Perendine, dhe sa kohe do qe te investosh per kete gje? Koha e qete (leximi
i Bibles dhe lutje) trajnime, konferenca ...
Shendeti mendor: Cfare eshte nje gje qe do te jesh me i zoti ne
fund te vitit, ndoshta te duhet nje kurs, ndoshta duhet te lexosh disa libra. Qe
ne fund te vitit te jesh me i/e zgjuar.
Ana sociale e jetes tende: Me cilet persona do rrish me shume kete
vit, cilen shoqeri, lidhje do i japesh perparesi dhe kohe me shume. Mund te
jete shoqeria te familja, te puna, te shkolla.
Pasi i ke vene
keto synime hidhi nje sy jave pas jave per te pare sesi po ecen. Por ama fokusohu
vetem te dita e sotme, bej pjesen qe i takon kesaj dite dhe dalengadale do te
plotesohen te gjitha ato qe po synon.
Perfitimi do te
jete shume i madh dhe viti 2014 do te duket i shfrytezuar mire dhe ti nuk do
thuash ne fund te vitit “po 2014 nga iku” sepse ke arrit me te miren nga ai
vit.