Thursday, January 2, 2014

Filloi 2014, Cfare po synon te arrish?

Filloi 2014, Cfare po synon te arrish?

Madje jemi ne diten e dyte te vitit 2014. Po sikur kete vit te vendosesh disa synime?

Ka mundesi qe disa prej jush e bejne kete gje cdo fillim viti por nese jo, ulu, mendo dhe shkruaji diku, cfare do te doje te arrije ne 2014, qe kur te vije fundi i vitit te mos ndjesh keqardhe qe te iku dhe nje vit por te festosh qe arrite ate qe synove per kete vit.Nese nuk e di ku te fokusohesh ja disa zone te jetes ku te vendosesh synime:

Shendeti fizik: Cfare do te besh ndryshe kete vit, mund te kete lidhje me ngrenien ose me ushtrime fizike (vrap, palester et...)
Shendeti shpirteror: Ku do qe te jesh ti ne lidhje me miqesine tende me Perendine, dhe sa kohe do qe te investosh per kete gje? Koha e qete (leximi i Bibles dhe lutje) trajnime, konferenca ...
Shendeti mendor: Cfare eshte nje gje qe do te jesh me i zoti ne fund te vitit, ndoshta te duhet nje kurs, ndoshta duhet te lexosh disa libra. Qe ne fund te vitit te jesh me i/e zgjuar.
Ana sociale e jetes tende: Me cilet persona do rrish me shume kete vit, cilen shoqeri, lidhje do i japesh perparesi dhe kohe me shume. Mund te jete shoqeria te familja, te puna, te shkolla.

Pasi i ke vene keto synime hidhi nje sy jave pas jave per te pare sesi po ecen. Por ama fokusohu vetem te dita e sotme, bej pjesen qe i takon kesaj dite dhe dalengadale do te plotesohen te gjitha ato qe po synon.

Perfitimi do te jete shume i madh dhe viti 2014 do te duket i shfrytezuar mire dhe ti nuk do thuash ne fund te vitit “po 2014 nga iku” sepse ke arrit me te miren nga ai vit. 

Friday, December 13, 2013

Lideri efektiv nuk rri pa i bere keto 8 gjera...



Lideri efektiv nuk rri pa i bere keto 8 gjera
Cfare do ishin disa gjera qe nje lider duhet ti kete parasysh here pas here. Dhe ta kontrolloje veten apo ecen sipas tyre?
  1. Hedh vizion – ndihmon te tjeret per te pare gjerat me qarte dhe se ku po shkon aid he skuadra. 
  2. Fiton besimin – u jep vemendje, i degjon dhe i kupton mire njerezit qe ka rreth vetes.
  3. Kerkon ndryshim – ndryshimi gjithmone ka rrezikun brenda, por prape ai rrezikon.
  4. Nderton skuadra me qualitet te larte – i vetem nuk do te arrish shume ne jete.
  5. Arrin rezultate – pa rezultate nuk ke si e mat apo ecen puna ose jo.
  6. Ben sakrifica – jep shembull nga jeta e vet.
  7. Feston arritjet – kur arrihet nje synim ai kalon kohe per te festuar me skuadren per ate qellimi.
  8. Nuk heq dore kollaj – sepse mesazhin kryesor e jep jeta jote personale. 
Qe nje lider te ndiqet me gezim nga te tjeret, ai duhet te kete nje busull te brendshme qe rritet dhe komunikon besim te ndjekesit. Ky eshte karakteri i tij.
Karakteri eshte ai qe na ben te ngrihemi nga krevati, eshte perkushtimi qe na hedh ne veprim dhe eshte disiplina qe na pajis per te ec perpara. 


Limitet, te ndihmojne apo te pengojne...

Limitet, te ndihmojne apo te pengojne. Cdo gje ka kufinj, ka cakun e vet. P.sh. limiti i shpejtesise eshte nje gje qe te ndihmon te mos e tejkalojne normen e lejuar dhe te ruhesh nga aksidentet. Limiti shpesh eshte per te na mbrojtur. Por nga tjeter ka njerezit qe e limitojne, e kufizojne veten e tyre. E kufizojne veten aq shume sa ato ju behen pengesa qe nuk i lene per te ecur perpara. Po sikur ta pyesesh nje shokun tende sot, cfare kufinjsh dhe limitesh i ke vene vetes tende? A po te pengojne apo jane duke te ndihmuar?

Wednesday, December 11, 2013

Studim i ri; Lutja ndihmon njerezit t'i kontrollojne emocionet dhe sjellen...

Nje studim i ri ka treguar se lutja i ndihmon njerezit ti kontrollojne emocionet dhe sjelljen e tyre. Studim tregon se njerezit qe luten me shume jane me te zote per tu perballur me tundimet dhe ne kontrollimin e emocioneve. Per trysnine dhe kerkesat ne rritja te jetes duket qe ka nje zgjidhje te lehte dhe qetesuese; LUTJA. Te i njejti shkrim pohohet gjithashtu se “Besimi te Perendia mund te jete zgjidhja e depresionit per shume persona.” Si e shikon ti kete gje? A te ka ndihmuar ty lutja? Po besimi te Perendia?

5 Hapa Si Ta Nxitesh Nje Lider tjeter ...

Cdo njeri ka nevoje per dike qe ta nxise qe te ece perpara. Mundesisht disa prej te cileve te mesoje. Persona qe kane kaluar gjerat qe po kalojme ne. Cdo drejtues e ka “per detyre” qe ti jape “nje dore” nje drejtuesi tjeter. Po si? Ja 5 hapa: A. Merre ne cel dhe kerko ta takosh personalisht pa i thene qe ti po e nxit apo je duke u kujdesur per te. Thjesht pyete si po ecen, per familjen, per gjera ne lidhje me situaten aktuale si lider. Inkurajoje shumicen e here dhe jepi vetem pak keshilla. B. Lidhe me liderat te tjere. Kur dikush te thote nje situate qe po kalon a te ka ardhe ne mendje “ky duhet te takoje filanin, ose duhet te pije nje kafe me filan lider”. Nje lider qe te rritet ne potencialin e tij te plote i duhen shume lidhje. Keshtu qe lidhi liderat e tjere me liderat te tjere. C. Jepi nje liber. Pas kohes se bashku per nga rendesi jane burimet, qe mund te jene nje liber, nje link ku te gjeje materialet qe i duhen, nje sugjerim per nje trajnim te duhur. D. Kerkoi ndihme nje lideri tjeter. Kur i kerkon dikujt ndihme i forcon ata. Une kam qef kur me kerkojne ndihme dhe dua ti ndihmoj, e njejta gje mund te jete dhe me ty. Keshtu qe here pas here kerkoi dikujt te ndihmoje edhe pse ne disa raste mund te mos jete 100% ajo qe doje ti, prape kerko ndihme. E. Prodho materiale per te tjeret. Ne momentin qe ti rritesh si lider edhe kerkesa per te ndihmuar te tjere lidera te rinj do te rritet, por jo gjithmone do te kesh mundesi ti takosh te gjithe keshtu qe; fillo ti hedhesh ne leter idete, parimet qe ke mesuar, shkruaj blogs apo ruaji ne word. Me nje email ose link mund te inkurajosh disa lidera njeheresh. Shpresoj qe diten dhe jeten sdo e ngarkosh aq shume saqe te mos kesh kohe fare per te inkurajuar nje lider tjeter.

Tuesday, December 10, 2013

Reflektimi, sa e ndihmon një lider?

Reflektimi është të ndalosh për një moment dhe t’i shikosh gjërat në perpektive. Ritmi i jetës është shume i shpejtë. Ideale është që në darkë të kalosh për 10-15 minuta dhe të reflektosh.Ulu diku, ku je qetë dhe je vetëm. Dhe sill në mendje gjërat që ndodhën gjate ditës, mendo për njerëzit që takove, gjërat që bëre, bisedat që bëre. Vlerëso veten, çfarë bëra mirë, çfarë mund të bëja më mirë, çfarë mund të ndryshosh. Kaq është reflektimi. Kur një lidër REFLEKTON dhe fillon ditën e nesërme, ka për ta filluar me energji të përtërira dhe dita do jetë më fuqishme.